Top Talk/ Autogoli me shmangien e sigurimeve shoqërore. Ja çfarë rrezikojnë individët që deklarojnë paga fiktive të ulëta

01/04/2022 19:00

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tregoi për “Top Talk” pasojat e mos deklarimit të pagave reale.

Ai tha se mosdeklarimi i pagës reale është një dëm për individin pasi ndikon në pensionin që do të marrë pas disa vitesh.

Është një dëm akoma më i madh për vetë individin që nuk e deklaron sepse ky individ që sot është i ri nuk mendon akoma për pensionin. Njerëzit duhet të fillojnë të mendojnë për pensionin pa dalë në pension”, u shpreh Hado.

Sipas statistikave të deklaruara nga Hado, paga mesatare e kontributeve në vitin 2021 ishte 3.7-3.8% më e lartë se e një viti më përpara.

Këto statistika tregojnë një përmirësim të situatës e cila do të ndikojë në pensionet e qytetarëve.

Hado theksoi se kemi një ulje të numrit të punëtorëve që punojnë në të zezë sepse mendojnë për kontributet që do të ndikojnë tek pensioni.

Sigurimet shoqërore kanë qenë një problem ndër vite në Shqipëri, ku një pjesë e konsiderueshme punonin në të zezë.

Kjo mënyrë punësimi ka ndikuar negativisht në kontributet shoqërore, të cilat do të kenë pasoja tek pensionoi.

Vitet e fundit kjo gjë nuk mbetet më një problem pasi punëdhënësit bëjnë transparencën e pagave dhe kushteve të vendosura nga institucionet përkatëse.

Top Channel