Ministria e Brendshme gjermane ka pohuar ditën e sotme se rreth 300 mijë refugjatë uklrainas kanë mbërritur në Gjermani ditët e fundit. Deri ditën e sotme janë regjistruar në total 294,508 refugjatë, por ky numër pritet të rritet akoma më shumë në ditët në vijim.

Numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare midis Polonisë dhe Gjermanisë, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme.

Ai ka raportuar gjithashtu se pjesa më e madhe e refugjatëve përbëhen nga gra, fëmijë e të moshuar si dhe persona me aftësi të kufizuara që kanë nevojë të vazhdueshme për shërbim mjekësor.

Shteti gjerman ka vënë në dispozicion të të ardhurve strehime, oferta për kualifikim, ushqim, ndihma sociale. Në Gjermani po ngrihen shkolla dhe ambjente të posaçme për mësimdhënien ku do të mirëpriten fëmijë nga Ukraina. 

Në këto klasa do të bëhen përpjekje që refugjatët të mësojnë sa më shpejt gjuhën gjermane në mënyrë që të ambjentohen në vendin pritës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA