Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për masakrën e Izbicës.

Nga ky organ njoftojnë se aktakuza është ngritur kundër të pandehurit me inicialet M.A, i nacionalitetit shqiptar, me vendbanim në Beograd, shtetas i Republikës së Serbisë.

 “Aktakuza kundër M.A. është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale ‘’Krime lufte në shkelje të rëndë’’ të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës”, thuhet në njoftim.

PSRK shton se M.A mori pjesë përkrah policisë serbe në ekzekutimin e 130 personave në Izbicë të Skenderajt. “Gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marr pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet”, sqarohet në komunikatë. Prokuroria Speciale shton se kanë arritur të sigurojnë prova materiale si video incizime, raporte të autopsisë si dhe deklaratat e 100 dëshmitarëve për ta mbështetur aktakuzën.

Më 28 mars të vitit 1999, në Izbicë u ekzekutuan 130 civil shqiptarë nga policia serbe. Nga masakra mbijetuan 12 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA