28/11 15:31
Federata Ruse e Futbollit mund të largohet nga UEFA duke kërkuar anëtarësimin në Konfederatën e Futbollit Aziatik (AFC).
Ky lajm është bërë publik nga championat.com, e cila nxjerr në pah që mund të ngrihet kjo çështje në kongresin e FIFA-s, që do të zhvillohet më 31 mars në Doha.
Sanksionet e vendosura nga UEFA dhe FIFA, si dhe bojkotet e 11 shteteve, që refuzuan të përballen me Rusinë, mund ta shtyjnë federatën e këtij vendi që të kërkojë të lidhet me konfederatën aziatike. Pas a shumë siç bëri Izraeli, por në drejtim të kundërt, pasi la konfederatën aziatik dhe konkurron me ekipet europiane.
Top Channel