“S’të shkon të vish me propozime për heqje dyersh”/ Debati Bushati-Gjana: Mos u merr me derën time, je në moshë se…

23/03/2022 20:16

Në orën 19:00, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur kryesinë e Partisë Demokratike. Kjo është mbledhja e parë pas dorëheqjes së deklaruar nga Lulzim Basha nga posti i kryetarit të partisë.

Deputeti Helidon Bushati bëri sugjerimin për veprimin e parë që duhet të bëjnë për të treguar se do të kthehen në normalitet dhe do të jenë konkurrues për zgjedhjet e ardhshme. Bushatit i është përgjigjur Jemin Gjana dhe debati mes tyre ka qenë me tone të larta.

Helidon Bushati: Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës. Duhen akte korrekte për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Gjesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam vetëm unë këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.

Në fjalën e tij, Jemin Gjana i është përgjigjur duke i thënë: Je familje e madhe shkodrane, s’të shkon të vish me propozime për heqje dyersh.

Bushati – Gjanes: Mos u merr me derën time, se të kthej përgjigje mirë, por je në moshë. Ti thuaj s’jam dakord me Helidonin, por mos më përmend derën e madhe.

Gjana: Më vjen keq se je edhe familje e madhe e Bushatllinjve dhe merresh me dyert e blinduara dhe nuk merresh me gjera më të rëndësishme.

Bushati: Mos më cito dhe sidomos mos përmend familjen. Jep mendimin tënd por mos më cito dhe mos bëj interpretime të opinionit tim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA