“Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren”/ Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për strategjinë që opozita do të ndjekë në rast se reforma territoriale dhe ajo zgjedhore miratohen pa konsensusin e opozitës.
Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Berisha tha se përgjigjja e PD-së do të jetë përmes protestave, ndërsa akuzoi qeverinë Rama për kapjen e procesit zgjedhor dhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
“Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Faktikisht, zgjedhjet janë të kapura, tërësisht. Ndryshimet e reja ligjore që ka sjellë Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale janë ndër të tjera amnisti për të gjitha krimet zgjedhore.
Pra, Edi Rama kapjen e zgjedhjeve dhe shndërrimin e tyre në farsë, e ka të një rëndësie jetike, vendimtare për fatin e tij. Por, ne do ftojmë shqiptarët t’i japin fatin që meriton. Ky do jetë qëndrimi ynë”, tha Berisha.
Top Channel