Rafael Nadal merr 6 javë pushime pas dhimbjeve në gjoks dhe humbjes në SHBA (fotot)

22/03/2022 19:50

Përgatitjet e yllit të tenisit Rafael Nadal për kampionatin e ardhshëm kanë pësuar një frenim të konsiderueshëm pas përkeqësimit të një mini-frakture në brinjë dhe një episodi shqetësues pas humbjes 3-0 të dielën ndaj Taylor Fritz në finalen e kompeticionit amerikan ‘Indian Wells’.

Nadal kishte nisur të ndjente shqetësimet në anën e majtë të gjoksit në gjysmëfinalen ndaj bashkëpatriotit Carlos Alcaraz.

Lëndimi i tij ishte përkeqësuar në finalen ndaj amerikanit, pas të cilës Nadal tha se kishte “vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje të mprehta në zonën e lëndimit”.

Nadal tha se do të jetë jashtë loje për të paktën 4-6 javë, duke humbur turneun në Monte Carlo dhe ndoshta edhe Barcelona Open.

Pas rikthimit Nadal duhet të përgatitet për një përballje të mundshme me Novak Djokovic në kompeticionin French Open.

Djokovic ka marrë pjesë vetëm në një kompeticion në tre muaj prej statusit të tij të pavaksinuar.

FOTO GALERI
1/3
Nadal kishte nisur të ndjente shqetësimet në anën e majtë të gjoksit në gjysmëfinalen ndaj bashkëpatriotit Carlos Alcaraz.

Top Channel