E rëndë në Tiranë, gjendet i vetëvarur 37-vjeçari
20/03/2022 22:36
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Një 37-vjeçar i identifikuar si S.K., është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht.
Forcat blu dyshojnë se 37-vjeçari është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel