Ende pa u grumbulluar plotësisht protestuesit në Tiranë, policia nis me shoqërimet, të rinjtë me maska bllokojnë qarkullimin te “Myslym Shyri”
Kumrie Zika, 39 vjeçe, është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se punësohej në subjekte të ndryshme me qëllim vjedhjen e xhirove ditore.
Në kuadër të operacionit “Skema”, policia ka dokumentuar deri tani 5 raste vjedhjesh, ndërsa Zika u kap në ambientet e një lokali nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.
Hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera ku 39-vjeçarja mund të jetë e përfshirë.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.
Punësohej në subjekte të ndryshme me qëllim që të vidhte xhirot ditore, vihet në pranga 39-vjeçarja.
Dokumentohen 5 raste vjedhjesh në subjekte të ndryshme.
39-vjeçarja u kap në ambientet e një lokali në Tiranë, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.
Në vijim të punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër pasurisë, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Skema”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetases të shpallur në kërkim K. Z., 39 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se kjo shtetase punësohej përkohësisht në subjekte të ndryshme në Tiranë me qëllim për të vjedhur xhirot ditore, përpara se të largohej.
Në kuadër të këtij operacioni u dokumentuan 5 raste vjedhjesh të ndodhura në territoret e Komisariateve Nr. 1 dhe 2.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Top Channel