Agjencia Evropiane e Hapësirës ka pezulluar një program për planetin Mars, për të cilin po punonte në bashkëpunim me agjencinë ruse të hapësirës Roscosmos.
Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, ESA tha se do të ishte e pamundur të vazhdonte bashkëpunimin me Roscosmos në misionin e saj rover ExoMars, i cili synon të kryejë kërkime të mëtejshme në sipërfaqen e Marsit.
Ai tha se këshilli i EAS-s e kishte marrë vendimin unanimisht në përgjigje të situatës në Ukrainë.
“Ne shprehim keqardhjen e thellë për viktimat njerëzore dhe pasojat tragjike të agresionit ndaj Ukrainës”, thuhet në deklaratë. “Ndërsa njeh ndikimin në eksplorimin shkencor të hapësirës, ESA është plotësisht në përputhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga shtetet e saj anëtare”.
Roveri Mars Rosalind Franklin i prodhuar nga Britania do të lëshohej në një raketë ruse në shtator dhe do të ulej tetë muaj më vonë duke përdorur pajisje ruse.
Muajin e kaluar, Esa tha se sanksionet pas pushtimit rus të Ukrainës kishin vënë në pikëpyetje të madhe misionin.
Top Channel