Vaji, patatja dhe sheqeri janë mallra të shportës, pra ushqime të minimumit jetik për shtresat më të varfra. Por kjo varfëri sot, për shkak të rritjes së çmimeve, rrezikon t është thelluar edhe më shumë.

Familjes Huli në Kamëz për këto tre ushqime bazike, i duhet të shpenzojë 170 lekë më shumë. Duket një shtesë modeste, por për të ardhurat e kësaj familje, kjo shtesë çmimesh po kthehet në një shqetësim të përditshëm.

Familja Huli me 4 pjesëtarë, dy prindërit, vajza dhe djali, jetojnë në shtëpinë e rindërtuar nga tërmeti. Të ardhurat në një muaj të kësaj familje janë 246 mijë lekë.

Bashkimi thotë se e ka të vështirë të përballojë situatën me rritjen e çmimeve dhe si rrugëzgjidhje sheh shkëputjen e djalit nga shkolla për ta çuar në emigrim.

 “Nuk e përballoj dot me 246 mije lek. Me një shishe vaj duhet me kalu një javë, do gatuash një byrek një petull një hamburger për kalamajtë, duhet me marr një herë në javë një pagure vaj, po u ulen po s’u ulën vështirë e kemi prapë. Duke parë mundësi, ka mundësi që pas një muaji ta shkëpus  çunin  nga shkolla, të zejë rrugët nga Italia ku të mundet. Nuk ka rrugë tjetër ku të mytët njeriu”, tha kryefamiljari Bashkim Huli.

Famija Huli është një ndër shumë familjet shqiptare që po hasin vështirësi për shkak të rritjes së çmimeve që ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së çmimeve të lëndës së parë, pasojë kjo e luftës që po zhvillohet në Ukrainë, e një valë inflacioni në botë, por sipas vetë njerëzve, edhe mungesës së një fokusi më të madh të autoriteteve ndaj shtresave më në nevojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA