Gjykata e Elbasanit dënoi me 18 vite burg Sokol Sanxhaktarin, dhëndrrin e ish Kryebashkiakut Qazim Sejdini. Sokol Sanxhaktari u dënua për vrasjen e shokut të tij Florian Lamçe, ngjarje e ndodhur në Korrik të vitit 2020 në një nga baret e qytetit.

18 vite burg u dënua edhe Adriano Hajdari si bashkëpunëtor në vrasje  ndërsa Amadeus dhe Mehmet Muça u dënuan me 5 vite burg.  Prokuroria kërkoi 20 vite burg për Sanxhaktarin dhe Hajdarin ndërsa gjykata vendosi 18 vite me akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim. Prej Korrikut 2020,  34 vjeçari mbahej në paraburgim, fillimisht në Elbasan dhe më pas në Tiranë për kushte më të larta sigurie.

Sanxhaktari u transferua në paraburgimin e Tiranës, një ditë pasi makina e burgut me të cilën ai transportohej në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë u aksidentua. Për të garantuar kushte sigurie më të larta Sanxhaktari u vendos në Tiranë. Prej gati dy vitesh, disa herë trupi gjykues, por edhe prokurorët e çështjes janë tërhequr ndërsa vetëm këtë të mërkurë gjykata ka dhënë vendimin.Prokuroria ka kërkuar që të dy të dënuarit të mos përfitojnë lirim me kusht dhe të kryejnë dënimin e plotë.

Në Korrik të vitit 2020 një grup shokësh konsumonin pije alkoolike deri në orët e para të mëngjesit në një nga baret pranë muzeut Etnografik të Elbasanit. Një grindje mes tyre përfundoi me vrasjen e 40 vjeçarit Florian Lamçe ndërsa shokët e tij u arrestuan.  Në atë kohë të ndaluarit deklaruan se nuk mbanin mend asgjë për rrethanat e ngjarjes pasi ishin në gjendje të dehur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA