Protesta për çmimet/ Rama: Në 90-tën buka u rrit 10-fish dhe askush nuk vdiq
15/03/2022 13:56
Kryeministri Edi Rama, vijon t’i mëshojë idesë se protesta për rritjen e çmimeve në Shqipëri është e paarsyetueshme, pasi vjen si pasojë e luftës, jo qeverisë.
Gjatë takimit me përfaqësues nga biznesi i vogël, Rama rikujtoji vitet ’90, ku çmimi i bukës pësoi rritje 10-fish dhe sipas tij, askush nuk vdiq.
Rama: Mos harroni rritjen e bukës me 10-fish në 90-tën dhe askush nuk vdiq. Nuk jemi një vend kaq i dobët kurrsesi. Populli shqiptar, i pari që bën protest për rritjen e ccmimeve kur gjith dynjaja proteston për luftën dhe kundër agresionit. Në Francë e dogjën, por nuk kanë dalë sot se e kanë kuptuar se është t’i bësh duvanë Kremlinit.
Top Channel