Kryebashkaiaku i Kievit, Vitali Klitschko është shprehur optimist se nëse bëhen të gjithë bashkë, munden t’ia dalin ndaj pushtimit rus.
I veshur me antiplumb, para mediave, ku ndodhej edhe Top Channel, Klitschko tha se duhet presion politik dhe financiar ndaj Rusisë dhe Putinit. Ai tha se në këto momente, bashkimi është çelësi që të vendoset liria në Ukrainë.
“Të bëhemi të gjithë bashkë, presioni politik, presioni financiar, i gjithë presioni ndaj presidentit rus, ndaj Rusisë. Në këto momente, është i rëndësishëm uniteti ndaj Ukrainës, është çelësi që të sjellim lirinë për vendin tonë“, tha Klitschko.
Prej 20-ditësh, Kievi është i rrethuar dhe bombardohet vazhdimisht nga forcat ruse, ndërsa ushtarët ukrainas vazhdojnë rezistencën.
Top Channel