Karamuça: Duhet të presim të ndodhë një Rasha i dytë që të vëmë me shpatulla pas murit armikun e padukshëm në radhët e policisë?!

14/03/2022 22:53

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça i quajti të paligjshme arrestimet dhe shoqërimet në polici të protestuesve, bazuar në vendimet e Prokurorisë.

Ai theksoi se po përdoret dhunë e paprecedentë nga ana e policisë, kur aty nuk ka thyerje të ligjit.

Karamuço u shpreh se ekziston një armik i padukshëm në radhët e policisë që duhet të zhduket pa ndodhur një ngjarje tjetër e rëndë sa vrasja e Klodian Rashës nga ish-polici Nevaldo Hajdaraj

“Duhet të presim të ndodhi një Rasha i dytë që të vëmë në shpatulla pas murit një armik të padukshëm në radhët e Policisë së Shtetit? Nuk paragjykohet dhe anatemohet protesta. Edhe kur unë me ligj më duhet të njoftoj policinë”, tha Karamuça.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur prej gjashtë ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit duke protestuar kundër rritjes së çmimit të ushqimeve dhe hidrokarbureve.

Paketa e Rezistencës Sociale e miratuar nga qeveria nuk është masa e duhur sipas protestuesve, pasi është anashkaluar pjesa tjetër e popullsisë.

Çdo ditë jave ata do të takohen në orën 17:00 përballë Kryeministrisë, ndërsa e shtuna do të jetë marshim kombëtar.

Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve si efekt i luftës në Ukrainë. Nga protestat janë shoqëruar në komisariate dhjetëra qytetarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA