Kjo e enjte ka shënuar ditën e 15-të të luftës në Ukrainë. Takimi në Antalia të Turqisë mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe atij ukrainas, Dmytro Kuleba përfundoi pa marrëveshje mes dy vendeve.
Ndërkohë në Ukrainë vijon të jetë situatë plot tension dhe frikë. Në pamjet e siguruara nga Top Channel në qytetin Lviv, duket se si janë ngritur çadra nga organizatat për t’i ofruar ushqime të ngrohta familjeve ukrainase që largohen nga vendi apo atyre që zgjedhin të qëndrojnë aty.
Ndër të tjera, Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj civilëve teksa ukrainasit nxitonin të arratiseshin përmes korridoreve të evakuimit. Mbrëmjen e së mërkurës rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku raportohet se deri më tani janë plagosur të paktën 17 persona dhe tre kanë vdekur, mes tyre një fëmijë.
Top Channel