Shqipëria duhet të shënojë dhe fitojë në Varshavë, por me cilin?! Enigma Mehmeti, ankthi Broja, vjen Muçi… Pas një viti, një muaji dhe një jave, Migen Memelli ka vendosur të tërhiqet nga drejtimi i skuadrës së Skëndërbeut pas një situate aspak të mirë për skuadrën korçare, e cila ndodhet në fund të klasifikimit të Abissnet Superiores me 3 fitore, 8 barazime dhe 13 humbje pas 24 javësh kampionat.
“Një vendim tërësisht i imi, vendosa të largohem sa nuk është shumë vonë, për të mos ju bërë barrë skuadrës dhe lojtarëve që të kenë mundësi të ndryshojnë fytyrë në pankinë”, thotë Migen Memelli.
Vitin e shkuar bëre një mrekulli me këtë skuadër me 9 fitore, 4 barazime dhe 9 humbje ndërkohë këtë herë duket sikur largohesh disi i dorëzuar. A ka shanse t’i shpëtojë Skëndërbeu rënies nga kategoria?
“Pas një komunikimi që pata me drejtuesit e klubit i thash që më mirë kështu që të ndryshojmë e të përmirësohen gjërat sa janë në kohë, pikë ka akoma shumë në lojë dhe shpëtimi është i mundur, shumë i vështirë, por i mundur”, përgjigjet ai.
Trajneri i ri i Skëndërbeut është Skënder Gega, a keni komunikuar me të?
“Po kam folur në telefon me Skënderin, ai është një trajner shumë i mirë, i urova suksese në këtë detyrë të re. Ndërkohë që për mua Skëndërbeu ka qenë si një universitet në rrugën time të re si trajner”.
Top Channel