22/12 09:53
Migen Memelli ka deklaruar sot se nuk do të jetë më trajner i Skënderbeut, pas deklaratës së bërë dje pas humbjes kundër Dinamos.
Po ashtu, Memelli ka zhvilluar sot njw takim edhe me presidentin Ardjan Takaj.
Pas takimit të zhvilluar mes palëve, presidenti i bardhekuqve ka pranuar dorëheqjen e Memellit.
Tashmë po mendohet për një trajner tjetër, që mund të nxjerrë nga kjo situatë e vështirë korccarët.
Skënderbeu pozicionohet në vendin e fundit dhe ky sezon duket më i vështiri për të mbijetuar në Superiore, edhe pse mbeten 12 javë për t’u luajtur.
Top Channel