Organizata europiane “Mamforce” njeh dhe vlerëson kontributin e individëve në fusha të ndryshme të jetës sonë të përditshme.
Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kjo organizatë ka certifikuar arritjet e 5 grave shqiptare. Iris Luarasi është vlerësuar si “Zëri i gruas në Shoqërinë Civile, Elizabeta Imeraj si “Zëri I gruas në Drejtësi”, xhudistja Majlinda Kelmendi si “Zëri I gruas në Sport, Elisa Spiropali “Zëri I Gruas në Politikë” dhe Eni Vasili si “Zëri I gruas në Media.
“Mendoj se përpjekja që ne bëmë me “Autorët e Krimeve Seksuale” mund të jetë njëra nga arsyet pse na vlerësuan mua dhe gjithë ato organizata grash e vullnetarët e palodhur që punuan për mbledhjen e 22 mijë firmave të qytetarëve. Ju si Top Channel keni qenë dëshmitarë të këtij procesi, që u krye në kushte pandemie. Sot në 8 Mars, gratë tona kanë arsye për të festuar dhe protestuar gjithashtu. Për të festuar dhe duartrokitur arritjet e mikeve dhe kolegeve të tyre. Pa diskutim ka më shumë arsye për të protestuar, pasi nuk mund të themi se jetojmë në një vend ku të drejtat e grave janë të garantuara, ku njerëzit nuk të sulmojnë vetëm për faktin që nuk je një grua. E ndjej edhe personalisht, kur jam pjesë e paneleve, ku jam e vetmja femër. Jam unë ajo që anatemohem më shumë, në rrjetet sociale, vetëm se jam femër, megjithëse mund të artikuloj mendim të njëjtë me një mashkull. Çdo njeri që shan një grua e ka jetën të lidhur më një grua. Ka një vajzë, motër, bashkëshorte, nënën që I ka bërë kokën. Sikur ta shohin pak në këtë këndvështrim, mendoj se do ta kuptonin që nuk duhet ta bësh këtë gjë”, tha Iris Luarasi.
Top Channel