Hapi “shtëpi bari”, Gjykata e Vlorës lë në burg 40-vjeçarin, merret vendimi për tre elektriçistët
07/03/2022 09:50
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Anest Rrrapajn, i cili u arrestua pak ditë më parë në Vlorë.
40-vjeçari ra në pranga katër ditë më parë, pasi policia zbuloi se e kishte kthyer banesën e tij në “shtëpi bari”, duke mbjellë kanabis.
Ndërkohë, për tre punonjësit e arrestuar të OSHEE-së, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Top Channel