Llamba, aspiratorë, kanabis dhe tela të këputur/ Si u kthye në “shtëpi bari” banesa në Vlorë (Pamjet)

03/03/2022 11:47

Top Channel ka siguruar pamjet brenda shtëpisë së barit që u zbulua nga policia e Vlorës ditën e djeshme.

Aty duket se ka llamba, aspiratorë, tela të këputur, kanabis dhe pleh që është përdorur për kultivimin e lëndës narkotike në kova plastike.

Shtëpia e barit është gjetur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit te Vlorës. Një zonë periferike ku sipas burimeve dyshohet konsumim i paligjshëm i energjisë elektrike. Anest Rrapaj është i riu i arrestuar, i cili u gjet në banesë në momentin e operacionit policor.  Ndërsa ditën e sotme, u vunë në pranga: E. E., 33 vjeç, E. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë elektricistë pranë OSHEE Vlorë, dhe  M. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë faturist pranë OSHEE Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Policia e Antidrogës së Vlorës, pasi ka bërë veprimet për drogën e mbjellë në një banesë në lagjen Kushtrimi ka bërë dhe asgjësimin me djegie të hashashit. 330 bimë u dogjën ndërkohë që për një muaj hashashi do ishte gati për në tregun e jashtëm, pasi ajo lloj bime pjekjen maksimale të saj e ka brenda tre muajsh.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel