“Bombardimet nisin në 5 dhe vazhdojnë gjithë ditën”/ Familja ukrainase tregon tmerrin e luftës: Nuk dalim dot jashtë, buka po na myket

02/03/2022 17:25

Një familje ukrainase tregoi sot ‘live’ për emisionin “Ftesë në 5” si po e përballojnë luftën në Ukrainë.

Dasha dhe Jevgeni, bashkë me fëmijët janë mbyllur në një vend që mendojnë se është i sigurt dhe nuk dalin jashtë, pasi siç thonë bombardimet nisin që në pesë të mëngjesit dhe vazhdojnë gjatë gjithë ditës.

Në dy ditët e fundit, bombardimet janë shtuar. Duke filluar nga ora 5 e mëngjesit, bombardojnë rregullisht. Është goditur godina shtetërore, godina e shërbimit sekret. Më e tmerrshme është se po godasin godinat ku jetojnë njerëzit. Edhe godina ngjitur me ne është bombarduar”, thotë Jevgeni.

Dasha tregon sa e vështirë është për t’u larguar nga vendi, ndërkohë që rezervat ushqimore mund t’u mbarojnë, ndërsa lufta vazhdon:

Është shumë e vështirë të largohesh. Trenat janë të tejmbushur, aty nuk mund të hipin burrat, janë vetëm gra fëmijë e të moshuar. Kemi bukë po mund të myket. Edhe uji po mbaron. Mund ta ziejmë, por nëse na shkëpusin edhe ujin e çezmës, do të jetë shumë keq. Deri sa të mbarojnë bombardimet nga ajri, është e rrezikshme të dalësh. Jemi me fat që kemi një vend ku të mbyllemi”.

Por, si ia kanë shpjeguar fëmijëve rrezikun që i kanoset Ukrainës dhe popullit ukrainas:

Ata e kuptojnë që janë rusët që kanë sulmuar Ukrainën. Edhe ata po e kalojnë në mënyrë burrërore. Ata e duan atdheun e tyre. Gjatë gjithë natës rrimë bashkë, dorë për dore, ndryshe do të luanim mendsh. Krenohemi me ushtrinë tonë. Ata janë heronj dhe ne do të fitojmë”.

 

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA