Mes borës dhe të ftohtit, banorët e Korçës kanë festuar Ditën e Verës.

Pavarësisht se 28 shkurti shënon zyrtarisht fundin e stinës së dimrit dhe kjo ditë ka simbolikat e saj në Korçë dimri është i gjatë e megjithatë kjo nuk i pengon banorët që të festojnë siç e kërkon tradita, duke ndezur zjarre e festuar ndërsa në shtëpitë e korçare nuk mungojnë gatimet e shijshme të amvisave. Ndër gatimet tradicionale të ditës së verës është kulaçi por edhe ëmbëlsirat.

Ata që gëzojnë më shumë në këtë ditë janë fëmijët të cilët të gjithë së bashku kapërcejnë zjarrin por edhe i bëjnë dhurata njëri-tjetrit.

Në Korçë, dita e verës festohet dy herë, në datën 1 mars  dhe në datën 14 mars kur edhe është festa zyrtare e ditës së verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA