“Nuk ka bërë ndërhyrje”, parukieri Olti Shulla tregon sekretet e transformimit të deputetes së PS, Zegjine Çaushi

09/09/2026 14:30

Transformimi në pamje i deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushit, tërhoqi vëmendjen gjatë seancës së parë të këtij sesioni parlamentar.

Parukieri dhe make-up artisti Olti Shulla, i cili është marrë me pamjen e saj, ka treguar detajet e ndryshimit, duke mohuar se deputetja ka kryer ndërhyrje estetike në fytyrë.

Shulla tha se puna është përqendruar te make-up-i dhe flokët. Sipas tij, është përdorur një teknikë për të tërhequr sytë dhe për t’u dhënë atyre një formë më këndore.

U fol shumë për plastikë, ndërhyrje, gjëra të tilla, por nuk ka asgjë”, tha Shulla.

Sa i përket flokëve, ai tregoi se janë përdorur onde dhe teknika balayage, me nuanca karameli dhe tone të ngrohta, me qëllim krijimin e një pamjeje më elegante.

Gjithmonë jemi munduar që ta nxjerrim sa më zonjë në pamje dhe gjithmonë brenda profesionit të saj”, u shpreh parukieri.

Shulla shtoi se, nga puna që ka bërë me të, nuk ka konstatuar ndërhyrje estetike në fytyrën e deputetes.

Nëse do të kishte ndërhyrje, do të kishte ndryshuar shumë. Me aq sa e kam trukuar, nuk kam parë ndërhyrje në fytyrën e saj”, deklaroi ai.

Top Channel