Investim 85 milionë euro në Durrës/ Ministri Karakaçi: Nis projekti për trajtimin e ujërave të ndotura dhe zgjerimin e kanalizimeve Konsumimi i mishit të pulës me antibiotik përbën një rrezik serioz për shëndetin e njeriut, pasi mbetjet e medikamenteve veterinare, që përdoren për të shëruar pulat në një kohë të shpejtë, mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore, që nisin nga humbja e dëgjimit dhe vijojnë deri te sëmundjet tumorale.
Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, Kapllan Sulaj, hedhja në treg e 2.7 tonëve mish pule me antibiotikun doxycycline tregon se AKU-ja duhet të ndryshojë strategjinë e planit të monitorimit.
“Dozat e larta me doxycycline japin edhe probleme të tjera në shëndetin e konsumatorit. Ato mund të shkaktojnë dëmtime të mëlçisë, shoqërohen me degjenerim të mbaresave nervore dhe shkaktojnë humbje të dëgjimit. Madje, mund të kemi edhe nxitje për shfaqjen e qelizave kancerogjene”, deklaron Kapllan Sulaj, ekspert i sigurisë ushqimore.
Konsumi i produkteve ushqimore me këto ilaçe gjithashtu nxit antibiotikorezistencën.
Kapllan Sulaj, ekspert i sigurisë ushqimore shprehet “Në fakt, është e ndaluar që të përdoret doxycycline në doza rutinë, sepse shton ngarkesën me antibiotikë dhe antibiotikët, natyrisht, lënë mbetje në ushqime. Kur ne marrim doza antibiotikësh kur jemi në gjendje të mirë shëndetësore, kështu krijojmë shtame rezistente të baktereve të ndryshme dhe nuk kemi më shpresa për t’u mjekuar me antibiotikë të kësaj gjenerate.”
Prania e doxycycline në mishin e pulës tregon se stabilimentet e shpendëve në Brazil nuk kanë respektuar kohën e shpërbërjes së antibiotikut. Tregu i ka nxitur ata t’i dërgojnë në thertore shpendët para kohe.
Kjo ngarkesë ka kaluar traun e doganës pasi numri i inspektimeve të AKU-së është i kufizuar për shkak të planit të monitorimit dhe menaxhimit të riskut.
“Për vitin 2025, rezulton se janë importuar në total 475 ngarkesa. Kontrolli dokumentar dhe i identitetit është kryer në 100% të rasteve, ndërsa kontrolli fizik në 29.1% të rasteve, i shoqëruar me marrjen e 74 mostrave”, thotë AKU.
Analizat laboratorike tregojnë se viti që lamë pas nuk ka qenë aspak i shëndetshëm, pasi shqiptarët kanë konsumuar 2.7 tonë mish pule me antibiotik.
Top Channel