“Duhet të ndaloni pyetjet për luftën, nuk jam politikan”, Tuchel acarohet në konferencë

01/03/2022 17:13

Vëmendja në këto momente është e gjitha e zhvendosur tek lufta që po ndodh në Ukrainë, ku Rusia ka dërguar trupat ushtarake duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në aspektin njerëzor.

Edhe bota e futbollit nuk mund t’i shmanget konfliktit në Ukrainë, ndërsa janë përçuar mesazhe paqeje para startit të ndeshjeve në kampionatet kryesore të Europës.

Ndërkohë, protagonist së fundmi në lidhje me temën e luftës është bërë trajneri i Chelsea, Tomas Tuchel i cili duket se është lodhur nga pyetjet e gazetarëve të cilat nuk kishin lidhje me futbollin, duke theksuar se ai nuk është një politikan për të komentuar mbi ngjarjet e fundit që po ndodhin në Ukrainë.

Më dëgjoni ju lutem, tani duhet të ndaloni me këto pyetje. Unë nuk jam një politikan, unë mund ta përsëris se ndihem keq për atë që po ndodh. Nuk kam përjetuar asnjëherë luftën, ndaj edhe të flas për të ndihem i privilegjuar teksa jam këtu duke qëndruar në paqe. Unë bëj më të mirën, por duhet të ndaloni me këto pyetje sepse nuk kam asnjë përgjigje”, u shpreh Tuchel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA