Gafa e tij ndëshkoi Interin, portieri Martinez: Marr përsipër përgjegjësinë, nga gabimet nxjerr mësime
Pathyeshmëria e Al Hilal ndërpritet pas 47 ndeshjeve zyrtare. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi pësoi humbjen e parë në Arabinë Saudite ne ndeshjen në shtëpi ndaj Neom, sfidë kjo e vlefshme për javën e tretë të sezonit të ri në Saudi Pro League.
Një humbje që vjen pas një serie të gjatë rezultatesh pozitive radhazi; plot 35 fitore dhe 12 barazimeve, por që rindez tensionet rreth trajnerit italiane
Por pavarësisht humbjes, Al Hilal vazhdontë jetë në krye të klasifikimit e megjithatë klima mes tifozëve është e ndezur. Në momentin që doli nga fusha e lojës publiku e duartrokiti skuadrën, por i rezervoi fërshëllima të forta Simone Inzaghit, duke e shoqëruar atë në dhomat e zhveshjes me thirrjen ‘Inzaghi Out’, një frazë që u shndërrua në një hashtag që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
🚨Al Hilal fans were saying “Inzaghi out” after the club’s loss to Neom SC
Al Hilal are currently 1st in the Saudi Pro League table pic.twitter.com/Cc1jfPeQVP
— Polymarket Sports (@PolymarketSport) September 7, 2026
Ai që shtoi dozën ishte ish portieri dhe ikona e futbollit saudit, Mohamed Al-Deayea, që sulmoi ashpër Inzaghin. ‘Klubi ndërton dhe Inzaghi shkatërron dhe kjo është evidente që nga fundi i sezonit të kaluar-tha Al-Deayea-me një trajner tjetër, rezultatet do të ishin të mrekullueshme’
Raportet mes Inzaghit dhe tifozerisë së Al Hilal, në fakt, u krisën që në sezonin e kaluar për shkak të vendit të dytë në kampionat pas Al Nassr të Cristiano Ronaldos dhe eliminimit në 1/8 e finales së Champions League Aziatike edhe pse erdhi pas vetëm 11 barazimesh e asnjë humbjeje.
Në konferencën për shtyp, Simone Inzaghi që ka një kontratë me pagë 25 milionë euro neto në sezon, nuk kërkoi alibi duke marrë përsipër çdo përgjegjësi dhe duke shfajësuar futbollistët.
‘Përgjegjësia e kësaj humbjeje të dhimbshme që do të më mbajë zgjuar gjithë natën është e gjitha e imja-ishin fjalët e Inzaghit-goli i parë lindi nga një gabim në zonë, i dyti nga markimet e gabuara, do të punojmë për t’u përmirësuar. Këto humbje shërbejnë për të sjellë futbollistët me këmbë në tokë’.
Fjalë të forta përgjegjësie që gjithsesi skicojnë një të ardhmë që është tashmë në provë; një tjetër sezon pa tituj të rëndësishëm mund të mbyllë përpara kohë aventurën arabe të Simone Inzaghit.
Top Channel