Dy persona të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë, ndërkohë që janë regjistruar 102 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Viktimat janë një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 68-vjeçar nga Durrësi.

25 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covide 19 në Tiranë, 10 në Berat, nga 8 qytetarë në Devoll, Fier, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Sarandë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Lushnjë, Delvinë, Elbasan, Gramsh, nga 2 qytetarë në Himarë, Mallakastër, Patos, Durrës, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Lezhë, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Memaliaj, Korçë, Kolonjë, Poliçan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 2788 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 208 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,275 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika (27 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 102
Të shëruar në 24 orë 208
Të shtruar në spitale 64
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1213

Testime totale 1,742,017
Raste pozitive 271,527
Raste të shëruara 265,275
Raste Aktive 2788
Humbje jete 3,464

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 807
Fier 401
Elbasan 332
Lezhë 242
Vlorë 199
Berat 193
Durrës 143
Kukës 139
Gjirokastër 139
Shkodër 108
Korçë 70
Dibër 15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA