Zjarr në fshatin Drojë të Kurbinit, flakët përfshijnë masivin pyjor, digjen edhe disa koshere bletësh

23/09/2026 16:48

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në fshatin Drojë të Kurbinit.

Flakët janë shfaqur fillimisht në shkurre dhe ferra, ndërsa më pas janë përhapur në një masiv pyjor privat. Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe disa koshere bletësh.

Siç raporton korrespondnetja e Top Channel, Brixhilda Deda, situata është bërë shqetësuese pasi flakët ndodhen pranë disa banesave, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, si dhe për parandalimin e përhapjes së tyre.

Top Channel