E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri Për Kampionatin Europian të të Rriturve në Peshëngritje që Shqipëria do të organizojë në muajin maj në Tiranë, kanë mbërritur në kryeqytet drejtuesit e lartë të federatës Europiane të Peshëngritjes me në krye presidentin Antonio Conflitti.
“Ne vijmë nga familja europiane e peshëngritjes dhe ndihemi mirë kur shohim një bashkëpunim të tillë të federatave tona dhe Komitetit Olimpik si tek ju. Kampionati europian i të rriturve është aktiviteti ynë më i rëndësishëm i kontinentit dhe ky vit është i veçantë për ne pasi është 100 vjetori i këtij kampionati, pra është një vit jubile”, tha Antonio Conflitti, president i Federatës Europiane të Peshëngritjes.
“Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për ne pasi në vizionin tonë është një sport elitar. Ne kemi shumë kampion në këtë sport ashtu siç u vu re edhe në Uzbeksistan. Në këtë vit Tirana është kryeqyteti i të rinjve dhe është shumë e rëndësishme për ne dhe për mua që të sjellim sa më shumë të rinj të garojnë dhe të shohin ndryshimin në vendin tonë”, tha Fidel Ylli, president i Komitetit Olimpik.
Federata Europiane e Peshëngritjes është një shembull i sloganit “Sporti bashkon popuj”.
Në këtë konferencë ishte i pranishëm zoti Astrit Hasani, president i Federatës së Peshëngritjes së Kosovës njëkohësisht shef i Thesarit të Federatës Europiane dhe Milan Mihajloviç, president i Federatës së Peshngritjes së Serbisë njëkohësisht dhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Europiane.
“Sporti është një hap përpara politikës kjo është dhe arsyeja që ne jemi këtu së bashku me presidentin e federatës së Kosovës dhe presidentin e federatës së Serbisë të peshëngritjes në të njëjtin vend bashkë”, tha Ylli.
Top Channel