Ish-ylli i kombëtares angleze, tashmë ekspert në “Sky Sports”, Paul Merson ka folur me superlativa për sulmuesin “kuqezi”, Armando Brojën.
Merson ka theksuar se sipas tij Broja ka një të ardhme të ndritur te Chelsea. Sipas ish-sulmuesit anglez, 20-vjeçari shqiptar, që aktualisht është i huazuar te Southampton, ka një super formë që tregon se ai mund të shënojë shumë gola në Premier League, shkruan Supersport.
“Armando Broja është një lojtar që me të vërtetë më ka rënë në sy këtë sezon dhe unë besoj se ai ka një të ardhme në Chelsea, ai është i madh, është i fortë, është i shpejtë dhe ka një formë që mund ta bëjë të shënojë gola vazhdimisht në nivelin më të lartë.”-theksoi Merson.
Lojtari i kombëtares shqiptare është bërë një emër shumë i rëndësishëm i ekipit të trajnerit Hasenhuttl dhe me punë ka fituar rolin e titullarit të padiskutueshëm te “Saints”.
Top Channel