Seferi jep mesazhin përpara grumbullimit të Kombëtares, shënon 2 gola në ndeshjen e radhës dhe kalon Rey Manajn
Como vijon me rezultatet pozitive në këtë fillim sezoni dhe vazhdon të mbetet e pathyer në 4 javët e para të kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas mposhti në ndeshjen e radhës Parmën me rezultatin 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 10 pikëve.
Trajneri spanjoll bëri rotacionin e nevojshëm pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve dhe hedh në fushën e lojës si titullar Moise Kean, por që nuk la shumë gjurmë në këtë fitore të skuadrës së tij. Kean ishte më i rrezikshmi në fillimin e ndeshjes por nuk ia doli të çajë mbrojtjen e Parmës. Tentuan edhe Nico Paz dhe Yan Couto që iu afruan golit që erdhi në minutën e 23 pas një gjuajtje kros të argjentinasit që pati devijimin fitues të Jacobo Ramon dhe rezultati shkoi 1-0 për Comon.
Në krahun tjeter Diego Carlos iu afrua golit të barazimit për Parmën, ashtu sikurse Lontani, por rezultati nuk ndryshoi dhe skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin e Comos.
Në pjesën e dytë Como shënoi edhe golin e dytë dhe meritën e ka Kaiki që nga shumë pranë portës dërgoi topin në rrjetë një top pasi Corvi kishte bllokuar Douvikas. Como nuk u ndal dhe iu afrua edhe golit të tretë me Milla dhe Yan Couto, por më pas e uli ritmin dhe në minutën e 91 Parma shkurtoi diferencën në rezultat në 2-1 me Romeron për të cilin ishte goli i tij i parë në Serie A. Në fund ndeshja u mbyll 2-1 për Comon që shkon në 10 pikë duke u barazuar me Lazion. Ndërsa Parma mbetet me vetëm 1 pikë pas 4 javëve kampionat.
Top Channel