Hamami i grave” komedia e jashtëzakonshme e dramaturgjisë angleze, me regji të Kiço Londos, është ngjitur mbrëmjen e mërkurë në skenën e tetarit “Petro Markos” në Vlorë.
Aktore përcollën anën optimiste të jetës përmes historisë së shtatë femrave, ku secila ndihet e vetmuar dhe e dhunuar.
“Hamami i grave” një himn për fuqinë e miqësisë dhe solidaritetit të grave, do të jetë në Vlorë deri në fundjavë.
Shfaqja u duartrokit nga publiku në sallë edhe pse kishte shumë pak spektatorë të pranishëm.
Dy aktorët protagonistë, pas shfaqjes edhe pse të keqardhura për publikun e paktë thanë se shfaqja i përcolli mesazhet e fuqishme duke qenë një vepër e vështirë, e egër, realiste, njerëzore, e ndjeshme, e butë dhe humor, që zhytet në vendet e shenjta të shpirtit femëror.
Top Channel