Deputeti demokrat, Tritan Shehu këtë të enjte ka kërkuar që Kuvendi duhet t’i hapë rrugë një rezolute për agresionin rus në Ukrainë.
Në fjalën e tij, nga foltorja e Kuvendit, Shehu tha se ka një heshtje dhe një frikë për t’i hapur këto tema. Ai theksoi se Europa dhe Bota u trondit me atë se çfarë po ndodh në Ukrainë nga agresioni rus, duke shtuar më tej se ka kërkuar një rezolutë dhe po ashtu ka kërkuar një diskutim në komisionet parlamentare, por asgjë.
Deputeti demokrat theksoi se ju sillni në Kuvend problemet teknike, por asnjë herë thelbin e problemeve.
Shehu: Unë mendoj se pari të vendosim ca rregulla, të flasësh në këtë mënyrë dhe të mendosh në këtë mënyrë është e paimagjinueshme dhe për më tepër kur të tilla fyerje vinë këtej lart. Unë mendoj se duhet të vendosim disa parime dhe të mos i pengohet fjala deputetëve. Kjo ndodh se në këtë parlament nuk diskutojmë për hallet e vërteta dhe mundona ti anashkalojmë ato. Edhe në komisionet tona merren me element teknike por anashkalojmë ato thelbësoret. Ne sot do miratojmë një marrëveshje normale, por me element teknikë. Pa u futur thellë në problemet tona. Unë nuk jam kundër, do ta miratoj por nuk është vetëm kjo. Të gjitha debatet që kanë kërkuar të diskutojnë çështje të rëndësishme janë bllokuar, pasi kanë frikë nga debati. Nuk kam gjetur asnjë konsensus edhe nga disa deputetë të opozitës.
Pra kërkohet të bllokohet diskutimi i gjerë i këtyre elementëve thelbësorë. U tund Europa dhe u tund Bota me atë se çfarë po ndodh në Ukrainë nga agresioni rus. Kemi kërkuar rezolutë, kam kërkuar diskutim në komision por asgjë. Mazhoranca ka bllokuar diskutimin e gjerë, pse, sepse ka frikë. Kështu sillen edhe disa kolegë të opozitës, pse ndodh kjo gjë. Pasi gjendja atje vazhdon të jetë kaq akute siç ka qenë. E bllokojnë me çdo mënyrë hapjen e debatit. Dikush mund të thotë se çfarë roli kemi ne, unë jam koshjent për rolin që kemi, por ne jemi një vend anëtar i NATO-s.
Top Channel