Trajneri i Borussia Dortmundit, Marco Rose, ka shpjeguar pse Thorgan Hazard nuk ishte pjesë e skuadrës së tij në përballjen e mbrëmjes të së dielës me Union Berlin.
Hazard nuk ishte pjesë e skuadrës së Borussia Dortmund që mundi Union Berlin me rezultatin 3-0 në raundin e 22-të të Bundesligës.
Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Dortmundit, Marco Rose, sqaroi se belgu nuk u la jashtë për arsye dëmtimi.
“Vendosa dje me ekipin e trajnerëve se me cilën skuadër do të luanim. Ne vendosëm për djemtë, të cilët lanë përshtypjen më të mirë në stërvitje. Hazard nuk u lëndua”,- tha ai.
Hazard ishte pjesë e formacionit dhe u largua pas 61 minutave, në ndeshjen që u mundën me rezultatin 2-5 ndaj Bayer Leverkusen javën e kaluar.
Top Channel