Francë-Paraguaj, ndizet atmosfera nga fjalët e Chilavert: Racist dhe homofob
Didier Deschamps ka një problem me emrin Aurelien Tchouameni. Sipas RMC mesfushori i Realit të Madridit nuk do të luajë në ndeshjen e 1/8 e finaleve ndaj Paraguajit pasi ndjeu sërish shqetësime në muskuj në seancën e fundit stërvitore në prah të ndeshjes dhe pritet që vendin e tij në fushë ta marrë Manu Kone.
Është ky dëmtim një lajm i keq për Didier Deschamps që do të duhet të bëjë pa një prej shtyllave të skuadrës. Vlerësohet se Tchouameni do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 1 javë dhe mungesa e tij vjen në momentin më të rëndësishëm deri tani në këtë Botëror. Nuk është hera e parë që Tchouameni mbetet jashtë fushë, një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen me Irakun kur në vendin e tij u aktivizua pikërisht Kone.
Gjithsesi, mungesa e Tchouamenit do të jetë e vetmja për Francën në sfidën me Paraguajin. Kapiteni i dytë i Bluve ka rezultuar një prej futbollistëve më të spikatur të nënkampionët e botës përveç Treshes së Madhe, Olise-Mbappe-Dembele.
Top Channel