Protestuesit e “5 Majit” përplasen me policinë para Kuvendit/ Rama flet me Nënë Lizën dhe dy banore

10/02/2022 10:14

Protestuesit e “5 majit” i kanë zënë rrugën kryeministrit Edi Rama, ndërsa ai po shkonte drejt Kuvendit për mbajtjen e seancës plenare.

Banorët janë përplasur me policinë, ndërsa theksuan se nuk kanë firmosur asnjë marrëveshje me bashkinë.

Një përfaqësi e tyre duan që të takohen me përfaqësues të qeverisë.

 “Na nxorët përjashta, ku e kam shtëpinë unë tani! Jug-veri të vijnë të gjithë. Kam la pjata për 30 vjet në Itali. Nga një shtëpi u bë beton për gjysmë ore, ku do të shkoj unë ku do të fle”,  shpreh një banore.

Më pas Rama, përgjatë ecjes drejt hyrjes së Kuvendit foli me dy banore dhe Nënë Lizën.

Prej javësh banorët e “5 Majit” protestojnë për prishjen e banesave për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit.

Nga ky aksion ka pasur dhe të shoqëruar nga efektivet e policisë, pasi ata kanë rezistuar ndaj “bluve”.

Përfaqësues të banorëve të 5 majit, së bashku me banorë të Paskuqanit e Laparakës që preken nga projekti i Unazës së Madhe që në javët e fundit janë ngritur në protesta,  zhvilluan një takim me presidentin Ilir Meta për t’i parashtruar problematikën e tyre.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se askush nga banorët që preket nga projekti i Unazës së Madhe nuk do të mbetet në rrugë.

Banoret e zonës së “5 Majit”, si ata me certifikata pronësie, edhe ata qe nuk i kanë të legalizuara banesat, do të përfitojnë dëmshpërblim të plotë përmes kompensimit me një banesë në godinat e reja më të njëjta metra katrorë që kishin. Përgjatë kësaj periudhe banorët e prekur do të përfitojnë bonusin e qirasë.

Ata që kanë shtëpitë e legalizuara dhe preken nga projekti i Unazës së Madhe do të shpronësohen ndërsa ata që nuk kanë dokumentacionin përkatës do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas infroamcioneve, në total janë 102 objekte që duhen prishur për të vijuar punën me projektin e Rindërtimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA