Beatrix Ramosaj është rrëfyer ekskluzivisht për ‘Fan Club’, për herë të parë pas daljes nga Big Brother Vip.

Këngëtarja ka folur për momentin kur ka lindur ‘shkëndija’ e parë mes saj dhe Donaldit dhe se ajo kuptoi se mes tyre kishte më shumë se sa miqësi.

Beatrix tregon se e njihte Donaldin para se të hynte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por nuk kishte një mendim as pozitiv dhe as negativ për të.

“Kam vite që e njihja Donaldin por nuk kam pasur ndonjë mendim për të. Kur kam futur në shtëpi njerëzit me të cilët jam afruar më shumë ka qenë Semi dhe Donaldi. Më ka ecur gjithmonë muhabeti me ta, bënin shumë lojëra por kisha krijuar një simpati si njeri. Por në asnjë moment nuk thosha se e kam qejf. Kemi ndenjur bashkë dhe kemi qenë të afruar. Javët e fundit, Semi nuk rrinte gjithë kohës me të por pas daljes, banorët e tjerë po na ngacmonin se ngela vetëm unë me Donaldin. Ishte e sikletshme. E kisha kuptuar se e kisha njëfarë pëlqimi”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA