Këto janë momentet kur futbollistit me origjinë shqiptare, Aleksandër Llambi i jepet ndihma e parë.
Por ky rrëzim për 21 vjeçarin do të ishte fatal. ai u dërgua në spital por fatkeqësisht nuk ia doli. I riu po luante me skuadrën e Iliupolit dhe 5 minuta pasi nisi ndeshja me Emionidhën humbi ndenjat.
Autopsia tregoi se Llambi kishte dëmtuar aortën kryesore në zemër. 21 vjeçari me origjinë nga Gjirokastra që luante në kategorinë e tretë të kampionatit grek gëzonte shëndet të plotë dhe kishte kaluar me sukses të gjitha testet fizike vetëm para pak ditëve.
Federata Greke shprehu ngushëllimet dhe kërkoi sqarime lidhur me rrethanat e vdekjes së 21 vjeçarit. Aleksandros Llambi ishte një talent i thirrur edhe nga ekipi i shpresave të Greqisë.
Top Channel