Paris Saint Germain largohet që në fazën e 1/8-ave të Kupës së Francës. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino, me lojtarë të mëdhenj në përbërje si Messi apo Mbappe, u eliminua nga Nice pas goditjeje të 11-metërshave.
Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura dhe për të përcaktuar skuadrën që do të vijonte më tej do të goditeshin penalltitë.
Në ruletën e penalltive spikati portieri i Nices, Bulka, që ndali goditjet e Paredes dhe Simons, ndërsa Donnarumma priti vetëm penalltinë e Delort. Pas përfundimit të serisë së 7-të të 11-metërshave (6-7) nisi festa e Nices në “Parc des Princes”.
Për parizienët nuk mjaftoi aktivizimi titullar i Lionel Messit, as hedhja në fushë e Mbappesë në minutën e 64-rt.
Top Channel