27-vjeçari Adi Guni është i vetmi qeleshpunues në qytetin e Krujës.

Kush vjen në qytetin historik, kërkon të takojë dhe të riun që punon qeleshe me teknikën e veçantë që e ka mësuar nga të parët e tij. Në çdo ditë të vitit, Adin e gjen në punishten e tij duke bërë qeleshe.

Në fakt është ndjenjë krenarie kur ndjek hapat e të parëve dhe kur punon në këtë zanat kaq të bukur”, thotë Adi.

Për të punuar një qeleshe sa kohë të duhet?

Për të bërë një qeleshe, e cila ka nga 1-12 procese minimumi kërkon një orë e gjysmë. Por para së gjithash kërkon përkushtim dhe durim, pasi është një punë e cila bëhet e gjitha me dorë. Kryesisht këto qeleshe i blejnë të huajt pasi në Krujë presim shumë vizitorë, por ehe shqiptarët duan ta kenë një qeleshe origjinale në shtëpi”.

Ndryshe nga të moshatarët e tij, 27-vjeçari kurrë nuk e ka menduar të largohet nga Shqipëria. Gati prej 5 brezash familja Guni nga Kruja, është shquar për punimin e qelesheve, mesa duket puna e dorës u ka siguruar të ardhura të kënaqshme.

Çfarë është qeleshja për ty?

“Është trashëgimi  e jona që na ka mbajt, pasi nuk kemi pas diçka tjetër për të siguruar të ardhurat. Falë këtij zanati dhe qelesheve ne kemi arrit këtu ku jemi”.

Qeleshet e punuar nga Adi i gjen në çdo cep të botës, ku ka shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA