Një person është vënë nën prangat e policisë në Elbasan, ndërsa dy të tjerë janë proceduar penalisht!
Në pranga u vu shtetasi E.Z., 18 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt “, si dhe u kap duke drejtuar pa leje drejtimi.
Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Cërrik është proceduar penalisht shtetasin B. C., 32 vjeç banues në Cërrik për veprat penale ” Dhuna në familje ” dhe ” Vetëgjyqësia ” pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij.
U procedua penalisht edhe shtetasi A. H., 55 vjeç, banues në Belësh, për veprën penale ” Prerja e paligjshme e pyjeve “, pasi ka prerë pemë lisi , pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel