Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.019 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), si dhe 15 viktima.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 261.347, ndërsa ai i viktimave në 8.285.

Vendi po ashtu regjistroi 973 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit COVID-19, duke e çuar në 231.179 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.762.045 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 6.119 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 21.883.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA