Në ’Top Talk’ për ditën e sotme u fol për ‘betejën’ që po zhvillohet në fushën e sportit, ndërsa pritet që në 2 mars do të zhvillohet gara ku do të votohet për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Është Armand Duka që kandidon për një mandat të gjashtë ndërsa pritet të njihen zyrtarisht edhe kandidatët e tjerë. Po bëhet gati terreni ,duke u bërë zgjedhjet e delegatëve për çdo grupim që kanë Federatat, por kanë plasur edhe polemikat në distancë midis kryebashkiakut Veliaj dhe kreut të FSHF-së Armand Duka!

I ftuar në studio për të folur rreth kësaj teme ishte Artan Shyti, ish zevendës Ministër i Sporteve, i cili ka bërë një propozim surprizë!

Shyti thotë se një prej zgjidhjeve të kësaj problematike është shtyrja e zgjedhjeve të asamblesë së përgjithshme deri në qershor dhe një rëndësi e madhe është ndërhyrja nga Ministria e Sportit.

“Besoj se zgjidhja duhet të fillojë duke shtyrë asamblenë e përgjithshme, jo më në dy mars por duke e shtyrë në kohë të pakufizuar, të ketë kohë deri në qershor për tu bërë asambleja. Nuk shof prezencën e shtetit, e ministrisë së Sportit. Sepse Ministria e Sportit është me ligj organi që kontrollon zbatimin e ligjshmërisë në sport dhe këto teoritë që nuk hyn shteti në sport janë speculative sepse shteti hyn kudo, patjetër që edhe në sport. Hyn për të kontrolluar nëse zbatohet legjislacioni, për të kontrolluar nëse respektohet statute patjetër që hyn.

Në 2002 kur unë isha Zv. ministër, zv. presidenti i asaj kohe vendosi ta shtyjë me dy javë asamblenë. Ata thanë që ne do ta bëjmë megjithëse ti e shtyve, Ministria në atë kohë nuk e njohu asamblenë. U ngritën këta që u zgjodhën dhe e çuan në UEFA. Ata erdhën te unë dhe unë i thash që statute e thotë që e mbledh Ministri nuk e thotë në asnjë vend që e mbledh zv. Presidenti, ta quaj apo jo. Jo thanë mos e quaj! Duhet menduar një organizim serioz nga grupe pune dhe në mënyrë që bëhet normal procesi mbaroi!”, tha Shyti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA