Gazetari Elton Qyno ka folur për ekzekutimin e 34-vjeçarit Ergys Dasho teksa po darkonte në një restorant në Ekuador.
Në emisionin “Open” tha se rasti i ekzekutimit të tij është i përsëritur pasi ka ndodhur edhe njëherë tjetër kur autorët përdorin buqetën me lule si karrem për të kryer një vrasje.
Ndër të tjera tregoi se Dasho njihej me pseudonimin Pikja dhe bënte rolin e koordinatorit në Ekuador, ndërsa ishte mik i ngushtë i Eldi Dizdarit.
Elton Qyno: Të gjithë vrasjet që janë kryer në Ekuador janë pa autor. Nuk ka një ngjarje që të ketë autor. Çdo viktimë që regjistrohet atje është i pazbardhur. Këto janë raste déjà vu. Ky rasti i lules është i ngjashëm me një rast në Itali kur kanë shkuar me buqetë me lule në spital. Pra përsëriten në mënyrë të përsosur dhe precize.
Ergys Dasho njihet me pseudonimin “Pikja”, bënte një jetë mes Durrësit dhe Tiranës. Ngjarja padyshim është shumë e rëndë, personazhi ka lidhje me persona me shumë influencë në trafikun e lëndëve narkotike. Nuk është ushtar por koordinator, pra qëndron në atë shtet për të koordinuar direktivat e bosave të tij nga Dubai ose nga vendi ynë.
Top Channel