Nxënësit, 5 ditë pushime/ Por kopshtet dhe çerdhet e Tiranës do të qëndrojnë të hapura, ka ngrohje

21/01/2022 19:45

Jo vetëm pandemia e covid19, por edhe parashikimet meteorologjike për rënien e ndjeshme të temperaturave ndalën procesin mësimor në të gjithë Shqipërinë .

Vendimi i ministres së Arsimit ka gëzuar nxënësit, të cilët pritet  të bëjnë 5 ditë pushim.

“Sa qejf. Jam shumë e lumtur. S’do bëj mësimet”, thanë nxënësit.

Mbyllja e shkollave të sistemit parauniversitar deri të mërkurën e 26 janarit  ka ndarë prindërit në dy kahe. Disa justifikojnë mbylljen me mungesën e kushteve në shkolla. Ndërsa disa të tjerë shqetësohen se kjo do të krijojë më shumë mangësi te nxënësit!”
“S’ka ngrohje. Më mirë, se mos na sëmuren fëmijët. Që kur nisi pandemia këta s’kanë bërë mësim të rregullt”, tha një prind.

“Jo unë s’jam fare dakord. Pse duhen mbyllur në tiranë kur borë do bjerë në Kukës? S’është normale”, tha një tjetër prind.

Ndryshe nga çdo të ndodh me shkollat, mësohet se kopshtet dhe çerdhet në kryeqytet do të jenë të hapura javën që vjen.

Bashkia Tiranë e cila ka në përgjegjësi institucionet parashkollore na bën me dije se në këto ditë të ftohta kushtet optimale plotësohen për të vijuar procesin normalisht duke garantuar shëndetin e fëmijëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA