Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte ishte autore e një përmbysje të madhe në mbrëmjen e së mërkurës në Premier League.
Teksa kronometri regjistronte minutën e 94, Leicester po fitonte ndaj tyre me rezultatin 2-1.
Por, ishin dy minuta të çmendura të cilat ndryshuan historinë teksa Tottenham gjeti fitoren falë dygolëshit të holandezit Bergëijn. Në golin e tretë, sigurisht festa ishte e çmendur me lojtarët që shkuan në këndin kum qëndronin tifozët e tyre për të ndarë gëzimin e madh.
Mes rrëmujës së shkaktuar nga festa, pati vend edhe për një shaka nga Lucas Moura. Braziliani i hoqi kapuçin nga koka një tifozi, i cili në atë moment ekzaltimi nuk kuptoi asgjë dhe ndoshta në vazhdim do të jetë kujtuar për aksesorin e tij që mungonte./ Supersport
Top Channel