Cuadrado flet për rinovimin: Klubi e di çfarë dua, po pres i qetë

19/01/2022 09:17

Emri i Juan Cuadrados u shënua në tabelën e golashënuesve në fitoren 4-1 të Juventusit ndaj Sampdorias për kalimin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Italisë.

Kolumbiani shënoi nga goditja e lirë, një specialitet që mungonte prej kohësh te bardhezinjtë. Cuadrato është shumë i kënaqur, për golin dhe për jetën në Torino. Është një nga futbollistët që ende nuk e ka rinovuar kontratën me Zonjën e Vjetër, por nga fjalët e tij kuptohet që nuk do të hasen probleme serioze në këtë drejtim.

“Ne jemi të qetë, thjesht duhet të punojmë dhe të presim vendimin e klubit. Drejtuesit e dinë se çfarë duam, jemi të lumtur këtu. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Një sinjal i qartë për kupolën drejtuese të “Zonjës së Vjetër”. Cuadrado, edhe në ndeshjen e Kupës, ishte ndër më të mirët. Dëshira e tij është të vazhdojë përvojën si bardhezi, për të ndihmuar skuadrën për të arritur objektivat afatmesëm dhe afatgjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA