Drejtuesit e Newcastle United shënjestrojnë portierin e Paris SG Keylor Navas. “Magpies” vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionin e parafundit në klasifikimin e përgjithshëm të Premier League-s dhe krerët e klubit verior po bëjnë cmos për të bërë përforcimet e nevojshme, në mënyrë që të shmangin rrëzimin në Championship.

Drejtuesit e klubit nga Tyneside deri tani ia kanë dalë mbanë për të afruar në skuadër mbrojtësin e përfaqësueses Kieran Trippier si dhe sulmuesin shtatlartë nga Zelanda e Re Chris Wood, të cilët u transferuan te bardhezinjtë respektivisht nga Atletico Madrid dhe Burnley, për shifra të majme si 16,2 dhe 30 milionë euro.

Eddie Howe renditet i treti në listën e kuotave të përpiluara nga bookmakers-at për t’u shkarkuar në Premiership-in Anglez pas emrave të tillë si Claudio Ranieri e Sean Dyche dhe pasi përforcoi dy nga pozicionet më të rëndësishme të skuadrës 44-vjecari synon të zgjidhë përfundimisht edhe cështjen e portës.

Një rol të tillë kyc trajneri aktual I Neëcastle-t ka ndër mend t’ia besojë pikërisht portierit veteran kostarikan, që në të kaluarën ka fituar gjithcka mund të fitohej në karrierë me fanellën e Realit të Madridit. Edhe në Francë portieri Keylor Navas e ka bërë më së miri detyrën e tij duke marrë të gjithë trofetë e mundshëm, pa harruar gjithashtu edhe 100 ndeshjet me fanellën e përfaqësueses së vendit të tij apo qoftë edhe finalen e humbur në Champions me kuqeblutë në Stadiumin da Luz të Lisbonës me Bajernin e Mynihut.

Edhe pas mbërritjes së portierit Gianluigi Donnarumma Keylor Navas e ruajti pozicionin e tij por kohët e fundit gardiani veteran duket sikur po eklipsohet pak e nga pak nga 22-vjecari napolitan. Sipas RMC Sport drejtuesit e Newcastle-t kanë kontaktuar krerët e klubit parizien, duke shfaqur hapur interesimin e tyre për portierin e mirënjohur nga Kosta Rika.

Eddie Hoëe për momentin mbështetet te Martin Dubraëka dhe Karl Darloë, sidoqoftë drejtuesit e Paris SG duan që ta mbajnë portierin veteran deri në fundin e këtij sezoni. Që nga viti 2019 kur kaloi nga Reali në radhët e Paris SG portieri Keylor Navas është aktivizuar plot 97 herë në të gjithë kompeticionet me fanellën e kuqebluve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA