Është vetëm 18 vjeç, por ka 50 gola të shënuar, Lamine Yamal shënjestron një tjetër rekord historik
Manchester United vazhdon të kërkojë për një trajner cilësor, për të zëvendësuar gjermanin Rangnick, i cili erdhi në pankinën e “Djajve të Kuq” për ta mbajtur këtë pozicion deri në qershor.
“Manchester Evening News” shpjegon se drejtuesit e United po përshpejtojnë për gjetjen e njeriut të përshtatshëm. Dy janë kandidatët kryesorë: Pochettino, i cili mund të largohet nga PSG (vendin e tij mund ta marrë Zidane) dhe Ten Hag, trajneri i Ajaxit.
Sa i përket merkatos së futbollistëve, United planifikon një transferim prej 50 milionë eurosh.
John McGinn, mesfushori 27-vjeçar i Aston Villas, është në listën e dëshirave të “Djajve të Kuq”. Mediet britanike sqarojnë se United, me rekomandimin e Sir Alex Ferguson dhe Darren Fletcher, ia ka vënë syrin mesfushorit skocez, kartoni i të cilit vlerësohet në 50 milionë euro.
Top Channel